cpanel


User1


user2


» 
martedģ 29 luglio 2014
advertisement advertisement
RENEA, prangos te fortin "Seli" PDF Printoni E-Mail
Shkruar nga FIER@KU   
sabato 15 agosto 2009

Fier- Me koken e rruar, pa mjekren e gjate dhe me fytyre me te hequr, Selami Hasani nuk i ka shpetuar dot ndjekjes se specialeve te RENEA-s. Teksa i jane trembur nje deshtimi ne forca, sikurse operacioni i Durresit gjate kapjes se Dritan Dajtit, kete here uniformat blu kishin ndertuar tre rrethime per te denuarin me 25 vite burg, per dy vrasje dhe dy plagosje ne vitin 2002. Operacioni i koduar "Parukieri", per shkak te ndryshimeve fizike dhe te fytyres se 43-vjecarit, ka perfunduar duke u zbardhur dita e djeshme, ne lagjen "1 Maji" ku dhe strehohej. Megjithese eshte perpjekur te arratiset, rival i Arben Isufajt, "Ben Qimja", eshte kapur ne rrethimin e pare, ku ka hedhur dy pistoletat qe mbante pa leje, njera prej te cilave me mulli dhe tjetra "Zastava". Hasani, i njohur edhe me pseudonimin "Seli", mendohet se ka ardhur nga Italia, vetem tre dite para zgjedhjeve te 28 qershorit dhe pergatitej per t'u larguar serish.

Operacioni

Ne operacion jane perfshire sipas burimeve zyrtare, forca te policise se Fierit qe administronin zonen e strehimit te 43-vjecarit dhe forca speciale te RENEA-s. Plani ishte detajuar mire, ku ne rrethimin e pare benin pjese specialet dhe ne dy rrethimet e tjera uniformat e rendit dhe agjentet. Operacioni i koduar qellimisht me emrin "Parukieri" eshte zhvilluar mengjesin e djeshem, ne koder te qytetit te Fierit. Selami Hasani mesohet se ka qene i papergatitur dhe ne gjume, kur specialet kane shperthyer deren duke hyre brenda. Ne kete moment, i dyshuari eshte ngritur se bashku me armet, duke u hedhur nga dritarja, por ne oborr eshte rrethuar nga blute. I befasuar ka ngritur duart lart dhe ka hedhur dy armet tip "TT" me gjashte fisheke dhe tjetra "Zastava" me tete fisheke.

Detajet

"I vendosem kete emer, 'Parukieri', pasi Selami Hasani kishte kryer ndryshime ne pjesen e fytyres dhe kokes. Ne foton e vitit 2002 ai mbante mjeker te gjate dhe floke. Pas kthimit ne Shqiperi, ai ka pasur nje tjeter pamje, me koke dhe mjeker te rruar", tha nje zyrtar i policise vendore dje, per "Koha Jone". Efektivet nuk kane bere asnje hap te gabuar dhe drejtuesit e policise kerkuan ndihmen e RENEA-s, per kapjen e nje prej personave me te kerkuar ne listen e Interpol Tiranes, per dy vrasje dhe dy plagosje. Per te shmangur deshtimet ishin ngritur dy rrethime perreth banesave dhe ne lagje, pervec postblloqeve ne rruget kryesore. "Sapo u futem ne banese, ai tentoi te largohej. Sapo doli, u ndesh me forca te shumta policie. Ndaloi dhe ngriti duart larte, nderkohe qe me pare hodhi dy pistoletat pertoke, se bashku me karikatoret", tregon zyrtari per operacionin e suksesshem, duke ruajtur anonimitetin per efekt sigurie.

Gjyqet

Vrasjet per te cilat u akuzua Selami Hasani (Seli), ndodhen ne 25 mars te vitit 2002. Ndaj tij, filloi gjykimi ne mungese. Me vendim numer 205 ne vitin 2004, Gjykata e Fierit e denoi me 25vjet burg. Ky vendim u apelua ne Gjykaten e Apelit Vlore. Kjo gjykate, me vendim nr.194 date 8 qershor 2005, le ne fuqi vendimin e Gjykates se Fierit. Perseri ky vendim dergohet per shqyrtim ne Gjykaten e Larte ne Tirane, qe me vendim nr.354 date 7 qershor 2006, e pushon ceshtjen dhe e kthen per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore. Pas rigjykimit me 2 prill 2008, lihet ne fuqi vendimi i dhene me 25 vite burg per Selami Hasanin.



Si nisen hasmerite, mes Isufajt dhe Hasaneve

Ne dosjen hetimore te policise dhe Prokurorise se Fierit shpjegohen me detaje historite e perplasjeve mes anetareve te nje grupi, qe u ndane per motive banale ne mes te viteve 90-te. Banda kishte emrin "Grupi i Selit", referuar emrit te Selami Hasanit, qe mbahej si me i forti. Pjese e grupit mesohet se ka qene edhe i dyshuari Arben Isufaj (Ben Qimja). Thashethemet ne grup, ndane anetaret ne rivale te betuar. Nga njera ane Arben Isufi dhe ne anen tjeter, tre djem te fisit Kocia. Ne kete kohe Selami Hasani (Seli), i cili kishte nje ndikim te forte ne grup, nuk u pozicionua, por ne menyre te befte vellai i tij Vladimiri, se bashku me disa perfaqesues te fisit Kocia, dyshohet se ekzekutuan ne nje bilardo fare prane shtepise se Isufit, te atin e tij Enver Isufaj. I ati i Arbenit njihej si me i respektuari dhe me i kujdesshmi nder vellezerit e tij dhe shpeshhere kishte qene vendimtar ne mbylljen e ngaterresave te se kaluares. Megjithate, naten e vrasjes se Enver Isufajt, u ekzekutua dhe shoferi i taksise qe e kishte cuar Vladimir Hasanin ne vendin e vrasjes, ndonese shoferi nuk kishte dijeni se cdo te ndodhte. Vrasja e babait te Arben Isufajt "shpalli" armiqesine dhe hasmerine direkt mes tij dhe fisit te Hasaneve. Nga viti 1994 deri ne vitin 1997, Arben Isufaj ka jetuar me shume ne Itali dhe gjetke. Ne vitin 1998, ne qender te qytetit, ekzekutohet ne makinen e tij Vladimir Hasani, i cili kishte ardhur ne Shqiperi per te marre pjese ne varrimin e te vellait te vdekur nga nje semundje e rende. Me pas, po ne mes te qytetit te Fierit, ekzekutohet Julian Isufaj dhe plagosen dy persona qe ishin ne nje fuoristrade me te. Ne kete aksident, gjeti vdekjen edhe nje kambist i pafajshem.



Masakra e 25 marsit ne qender te Fierit

Ne 25 mars te vitit 2002, Selami Hasani kishte mesuar se hasmi i tij, Julian Isufi, djali i xhaxhait te Arben Isufit, (Ben Qimja), po bente xhiro me nje automjet fuoristrade, se bashku me nje shokun e vet. Tre dite para kryerjes se vrasjes kishte blere nje automjet tip "Volkswagen", me ngjyre te bardhe, me targa italiane. Automjeti ku ndodhej Julian Isufi dhe shoku i tij, Bledar Kastrati, ka ndaluar para sheshit te valutes, ku Juliani ka thirrur nje kambist per te thyer valute. Ne keto momente Selami Hasani, qe ka qene se bashku me Pellumb Yzeirin dhe Kujtim Hasanbashen, kane ndaluar automjetin dhe Selamiu ka dale dhe ka qelluar ne drejtim te tyre. Nga te shtenat e "Kallashnikovit" kane mbetur te vrare Julian Isufi, Esat Tare (kambist) dhe jane plagosur Bledar Kastrati dhe Taip Sulaj kalimtar i rastesishem. Me pas ata jane larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas krimit, Hasani ka ikur me automjet duke ndjekur itinerarin ish-hoteli i Turizmit, duke dale ne unazen e qytetit. Me pas ka dale ne kodren mbi lagjen "1 Maji", por nuk ka ndjekur aksin rrugor Fier-Ballsh, por rrugen rurale Plyk-Krapes-Lalar. Ketu ka shmangur postbllokun policor qe ndodhej ne Qafen e Lalarit. Me pas ka dale ne rrugen kombetare qe te con per ne Ballsh dhe me tej, tek "Lajthite e Visokes". Afer kodres se Drenoves, ne fshatin Klos, ka braktisur automjetin duke ecur ne kembe nga Pocemi deri ne Vlore, ku e ka pritur nje mjet tjeter.

Arratia

Brenda 10 oresh i dyshuari eshte gjendur ne Itali, ku iu ka telefonuar edhe te afermve se mberriti ne destinacion. Familjaret asnjehere nuk e pranuan krimin, ashtu sikurse dhe vete Hasani, duke pretenduar se gjendej ne Itali.

Komente (0)add
Shkruaj koment
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
 
< i mėparshmi.   i ardhshmi. >